RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident me vdekje në Ishull Lezhë, humb jetën 24-vjeçari

03/01/2021

Aksident me vdekje në Ishull Lezhë, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident i rëndë me vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i  mjetit “Benz ”, 24-vjeçari Denis Dedgjoni, banues në Lezhë.

Viktima Dedgjoni ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku dhe ka ndërruar jetë.

Por, si i pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime edhe pasagjeri  Ndue Pjetri, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.