RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me betonierën, ndërron jetë 40-vjeçari

25/06/2022

Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me betonierën, ndërron jetë 40-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur në afërsi të TEG-ut në Tiranë. Një motor që drejtohej nga 40-vjeçari Erald Totilla, është përplasur pas një betoniere në rrugë në zonën e Unazës lindore.

Përplasja ka qenë ë fortë ku motori është shkatërruar plotësisht , ndërsa drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Betoniera drejtohej nga 41-vjeçari i identifikuar me inicialet Astrit Halilaj, i cili ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit.

/rtsh.al/