RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident i pesëfishtë në Durrës

18/10/2021

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar sot në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur 4 makina të tjera. Një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera. Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.