RTSH 24 Live

Kronika

Aksident i eskortës së ish kryeministrit Berisha, plagosen dy shtetas kosovarë

27/11/2021

Aksident i eskortës së ish kryeministrit Berisha, plagosen dy shtetas kosovarë

Policia e Lezhës dha detaje të reja për aksidentitn, në të cilin u përfshi eskorta e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Milot-Mamurras, ku tha se dy shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, automjeti ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqërues të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.
Një automjet, i cili ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e automjeteve të eskortës së ish-kryeministit. 
Automjeti ku udhëtonte ish-kryeministri mundi të devijojë pa u aksidentuar, të njëjtin veprim bënë edhe  tre automjetet e tjera shoqëruese, ndërsa automjeti i katërt frenoi fort.
Kjo bëri që ai të goditet nga një tjetër mjet.
Sipas policisë të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit me targa kosovare Ard Mulliqi dhe drejtuesi tjetër Sali Lozi.