RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident fatal në tunelin e Kalimashit

08/01/2022

Aksident fatal në tunelin e Kalimashit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 7 janarit 2022 në tunelin e Kalimashit ku humbi jetën një vajzë ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë, nga përplasja e dy makinave. 
Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja, në makinën me targa shqiptare Edjona Sala.
Eshtë dëmtuar drejtuesi mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega si dhe një person tjetër.