RTSH 24 Live

Kronika

Aksident fatal në Greqi, makina përplaset me kamionin, ndërron jetë çifti shqiptar

28/09/2022

Aksident fatal në Greqi, makina përplaset me kamionin, ndërron jetë çifti shqiptar

Një aksident fatal i ka marrë jetën një çifti shqiptarësh në Greqi. Mediat greke raportojnë se kanë ndërruar jetë 44-vjeçarja Eleni Çakuli dhe bashkëshorti i saj 54-vjeçar Theofilos Karleci. Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre kur janë përplasur me një kamion. Ata janë dërguar në spital, ku edhe kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar në spitalin Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”. Aksidenti ka ndodhur në autostradën e re Patras-Pirgos. Çifti i bashkëshortëve shqiptarë ishin prindër të tre fëmijëve.

/rtsh.al/