RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksi Qafë Thore -Theth i pakalueshëm nga e hëna deri të enjten

25/09/2021

Aksi Qafë Thore -Theth i pakalueshëm nga e hëna deri të enjten

Aksi rrugor Qafë Thore -Theth do të jetë i pakalueshëm nga e hëna deri të enjten për shkak të ndërhyrjeve që do të kryhen për përmirësimin e infrastrukturës. Lajmi u bë i ditur nga prefektura e qarkut të Shkodrës.

“Njoftojmë të gjithë banorët dhe vizitorët që kanë planifikuar të vizitojnë Parkun Kombëtar të Thethit që duke filluar nga dita e hënë, datë 27 shtator ora 11:00 deri ditën e enjte, datë 30 shtator aksi, Qafë Thore -Theth do të jetë i pakalueshëm, si pasojë e punimeve që po kryhen në këtë segment në përmirësimin e infrastructures”, bëri të ditur prefektura përmes një deklarate për shtyp.

Rruga Qafë-Thore – Theth është 16 km e gjatë dhe lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën.

Ndërhyrja në këtë aks synon të lehtësojë aksesin në një prej zonave më të frekuentuara të Alpeve. Kalimi Valbonë – Theth me peizazhin e mrekullueshëm, ujëvara dhe Syri i Kaltër, Kulla e Ngujimit dhe kuzhina tradicionale, janë vetëm disa prej atraksioneve që nxit turistët të marrin rrugën drejt Thethit.