RTSH 24 Live

Televizion

Akademia e trajnimeve në RTSH, certifikohen gazetarë të radios dhe televizionit

29/11/2021

Akademia e trajnimeve në RTSH, certifikohen gazetarë të radios dhe televizionit

Mbi 20 gazetarë dhe kameramanë të Radio Televizionit Shqiptar morën certifikatat për dy trainime të rëndësishme nga Akademia e Trainimeve e ngritur pranë Transmetuesit Publik Shqiptar. 
Një prej trainimeve është ai për trainerë i cili u zhvillua disa ditë më parë në Tiranë, ku gazetarë të rinj e të talentuar të RTSH u certifikuan dhe tashmë kanë mundësi që dijet dhe përvojën e tyre gazetareske ta përçojnë tek studentët e rinj apo tek kolegët e tyre që kanë nevoja profesionale. 
Trainimi tjetër përkon me aftësimin e gazetarëve dhe operatorëve në zhanrin e gazetarisë nëpërmjet telefonit. 
Zhvillimi dhe trajnimi i punonjësve të RTSH gjatë 5 viteve të fundit është një investim strategjik i mbështetur edhe prej organizatave të ndryshme që operojnë në vend ku nga më të rëndësishmet është OSBE. 
EBU po sjell për Transmetuesin Publik Shqiptar energji dhe burime të reja në përmirësimin dhe riaftësimin e gazetarëve apo edhe stafit teknik të televizionit dhe radios. 
Këto Trajnime paraqesin një mundësi të madhe për të zgjeruar bazën e njohurive të të gjithë punonjësve të RTSH, dhe shumë nga gazetarët i shohin trajnimet si të shtrenjta në punën e tyre. 
Ngritja e Akademisë së Trainimeve pranë Televizionit Publik Shqiptar është një ogur i mirë edhe për misionin dhe detyrimet që ky institucion ka ndaj publikut. 
RTSH tashmë ka edhe trainerët e saj, dy trajnerët e parë gazetari i reportazheve dhe dokumentarëve Norel Zaimaj dhe përgjegjësi i operatorëve dhe kameramanëve Ogert Peza do të zhvillojnë një trajnim në Korçë. 
Tema do të fokusohet në zhvillimin e zhanërit të reportazheve të cilët do të nisin së shpejti edhe punën me kolegët e Transmetuesëve Lokalë Publikë për ndarjen e eksperiencave të punës dhe riaftësimin e njohurive të reja.