RTSH 24 Live

Kulturë

Akademia e Shkencave organizon një konferencë shkencore për 150-vjetorin e lindjes së at Gjergj Fishta

23/09/2021

Akademia e Shkencave organizon një konferencë shkencore për 150-vjetorin e lindjes së at Gjergj Fishta

Viti 2021 është një vit jubilar për një nga kolosët e letrave shqipe, pasi shënon 150-vjetorin e lindjes së poetit tonë kombëtar, At Gjergj Fishta. Kësaj figure poliedrike, Akademia Shkencave i dedikoi për herë këtë të enjte një konferencë shkencore të titulluar "Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”, duke e zbërthyer veprimtarinë e tij letrare në disa prej rrafsheve të saj. 
Studiuesi Shaban Sinani shprehet se krijimtaria e Fishtës do ketë një vend të posaçëm në projektin e Historinë e Letërsisë që Akademia do realizojë në vijim.

Si lëvrues i disa gjinive dhe zhanreve letrare, padyshim që ai i satirës ka shënuar një kulm në krijimtarinë e tij. Përmes një analize të veprës “Gomari i Babatasit”, akademiku Ardian Ndreca nxjerr në pah elementin e bashkëkohësisë që përmban kjo veprër.

At Gjergj Fishta mbetet një personalitet i shquar kulturor e shkencor, një sovran i letrave shqipe, poet i madh epik, lirik, satirik, dramaturg e përkthyes, një erudit i gjithanshëm, që ka dhënë kontributin e tij edhe si publicist, polemist, deputet e politikan, por i ngarkuar shpesh edhe me misione diplomatike.