RTSH 24 Live

Televizion

Akademia e RTSH-së, pjesë e panairit të UET-së

25/05/2023

Akademia e RTSH-së, pjesë e panairit të UET-së

Akademia e Radio Televizionit Shqiptar merr pjesë për herë të parë në Panairin e Punës, që Universiteti Europian i Tiranës organizon prej 13 vitesh.

Përmes këtij Panairi që ka krijuar një traditë të konsoliduar, studentët kanë mundësi të njihen tashmë me tregun e punës dhe të krijojnë kontakte me subjektet pjesëmarrëse, për të zhvilluar praktikat e tyre profesionale, si dhe për të gjetur mundësi punësimi, duke iu referuar edhe degës së tyre studimore.

Ky aktivitet ka krijuar në një pikë të fortë lidhjeje midis botës akademike me asaj të biznesit. Ndaj, Presidenti i UET-së, Z. Selami Xhepa i bën thirrje të gjithë studentëve që ta shohin si një perspektivë për të ardhmen e tyre profesionale.  

Në Panairin e Punës 2023 kanë marrë pjesë rreth 100 subjekte, të cilat ishin përgjithësisht private.

/RTSH/