RTSH 24 Live

Televizion

Akademia e RTSh-së organizon trajnimin e gazetarëve me temë "moderimi, gjinia e intervistës“

28/04/2023

Akademia e RTSh-së organizon trajnimin e gazetarëve me temë "moderimi, gjinia e intervistës“

Akademia e trajnimeve Rtsh, organizoi në datat 27-28 prill trajnimin e gazetarëve me temë: "Moderimi dhe gjinia e Intervistës (Tv dhe radio)”.

Lektoret e RTSh-së Dr. Entela Komnino dhe Kryeredaktorja e Radios, Ermenita Stafa, drejtuan seancat e trajnimit për veçoritë teorike dhe praktike të gjinisë së intervistës dhe moderimit në Televizion dhe Radio.

Ky ishte trajnimi i parë në vazhdën e një serie trajnimesh të parashikuara për realizim gjatë muajve në vazhdim nga Akademia e RTSh-së për të ngritur profesionalizmin e punonjësve në realizimin e produktit radio-televiziv.

Aftësimi i gazetarëve përballë kërkesave të një tregu gjithnjë e në rritje të produktit radioteleviziv, mbetet një objektiv në vazhdim i trajnimeve të Akademisë së RTSH-së.

Autor: Entela Komnino