RTSH 24 Live

Sociale

Ajet Kroi , i riu nga Nepravishta që jep mesazhin për punësimin në bujqësi.

20/01/2021

Ajet Kroi , i riu nga Nepravishta që jep mesazhin për punësimin në  bujqësi.

Të jetosh me blektori dhe angazhimi I të rinjve në këtë sektor . Ky është mesazhi që jep Ajet djali nga Nepravishta  i cili edhe  pse ka përfunduar studimet e larta  jetesën e ka lidhur ngushtë me biznesin familjar , atë të blektorisë . Familja e tij e cila është autoktone në zonën e Nepravishtës të  bashkisë  Libohovë mbart trashëgiminë e sektorit të blektorisë  ndërsa ferma që kanë krijuar është ndër më të mëdhat . Sipas të riut puna në fermë ka nisur që në vogëli ku ai duhej të ndihmonte prindërit më rritjen e kujdesin ndaj bagëtive .Megjithatë edhe arsimimi nuk do të ishte i lënë pas dore nga ky I fundit I cili vijoi studimet në degën e Kimisë  pranë universitetit “Eqerem Çabej “ Gjirokastër. Megjithatë ai ju kthye fshatit dhe angazhimi në fermën familjare do të ishte edhe vendimtar për vetëpunësimin e të riut. Në këtë periudhë dimërore Ajeti shprehet se ka vështirësi kjo për shkak të përgatitjes së ushqimit dimëror dhe kujdesi ndaj gjësë së gjallë është edhe më I lartë . Sillazhi i misrit mbetet baza ushqimore gjë e cila përgatitet nga fermerët  proçes I cili fillon qysh në muajin e pranverës.

  • Unë quhem Ajet Kroi jam lindur e rritur në Nepravisht, jetojmë bashkë me vëllezërit dhe prindërit duke u angazhuar të gjithë në rritjen e fermës tonë.Kam mbaruar studimet e larta dhe me mesatare të mirë, kisha dhe mundësi punësimi në qytet, por  gjithsesi zgjodha të qëndroj dhe të punoj këtu .Janë të paktë të rinjtë që kanë mbetur sot në fshat dhe mua më vjen keq për këtë braktisje.Njoh dhe kam shokët e mi që sot janë në emigrim , dhe mund të them me bindje të plotë që punojnë në bujqësi e blektori .Kjo s’është gjë  e mire teksa banesat punën që kanë këtu po degradohen.

 

Por si e gjykon I riu nga Nepravishta punën e një sektori  si blektoria e bujqësia që sot jo pak është lënë në harresë nga brezat e rinj ?

-Mua nuk më mbetet të gjykoj  vështirësi ka edhe kjo punë , çohem herët pa zbardhur dita dhe puna vijon deri sa bie nata .Ka lodhje fizike por fatmirësisht të ardhurat që sigurojmë familjarisht janë të kënaqshme dhe kjo e justifikon lodhjen.Kemi bërë investim madhor me blerjen e makinerive që përgatisin sillazhin ose i njohur si ushqimi i konservuar për bagëtitë duke ju ardhur në ndihmë edhe fermerëve të zonës .Prandaj them se është koha që të rinjtë t’I kthehen fshatit dhe punës në sektor të rëndësishëm . Asnjëherë nuk është turp të punosh .Vetë s’do ta ndërroja këtë punë me asgjë.