RTSH 24 Live

Lifestyle

Airbag për ulëset e fëmijëve në makina

26/11/2021

Airbag për ulëset e fëmijëve në makina

Krijohet për herë të parë ulësja për fëmijë e pajisur me airbag të integruar. Quhet Anoris T-Size dhe e prodhon kompania Cybex.

Deri më sot teknologjia ka përparuar në prodhimin e airbag-ëve si element sigurie esenciale për të rriturit në të gjitha automjetet, por deri më sot faktikisht pikërisht ulësja për fëmijë që çdo prind e ka detyrim ligjor ta ketë në automjet, nuk ishte e pajisur me këtë element thelbësor sigurie.

Disa kohë më parë kompania kishte krijuar ulëset me rrotullim për fëmijët nga 1-4 vjeç, por që duhet të qëndronte në sensin e kundërt të drejtimit për të qenë më të sigurtë. Ndërsa tani ulësja që mund të fiksohet në sediljet e pasme të automjetit, ka të integruar një airbag të plotë, duke shtuar me 50% sigurinë.

Kjo ulëse aktualisht është në prodhim për fëmijë deri në 21 kg, dhe ka të përfshirë edhe sistemin anti-braktisje, që në BE është i detyruar me ligj.