Njëri prej aktorëve fëmijëve që ka marrë pjesë në filmin e njohur “Lulëkuqe mbi mure”, Agron Domi ka rrëfyer se si u përzgjodh grupi i fëmijëve për të marrë pjesë në këtë film.
Në një rrëfimn për emisionin “Kur xhirohej një film” në emisionin RTSH 1 të drejtuar nga Ardit Roshi, Domi u shpreh se ishte një punë e gjatë dy mujore për të përzgjedhur grupin e fëmijëve që shënjoi edhe “Lulëkuqe mbi mure”
“Një punë e madhe dymujore për të gjetur jo vetëm aktorë. Rreth 5-6 çuna mund të jemi përzgjedhur nga shkolla “Emin Duraku”. Të tjerët u skualifikuan, mbeta vetëm unë”, tha Domi.
Ai vuri në dukje se ka qenë një punë e vështirë për të gjetur karakteret e duhura edhe për vetë regjisorin Dhimitër Anagnosti.
“Për të gjetur karakteret, figurantët do të duhet të ishin po aq jetimë, përveç këtyre që do të luanin. Do të skanoheshin të gjithë, të shiheshin të gjithë. Duhet të ketë qenë e vështirë për asistentin si dhe për regjisorin Dhimitër Anagnosti që të pikaste midis morisë së këtyre fëmijëve”, tregoi Domi në emisionin “Kur xhirohej një film”.
/rtsh.al/