RTSH 24 Live

Ekonomi

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rrit parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike, Denaj: Rritja ekonomike 5.7%

22/07/2021

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rrit parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike, Denaj: Rritja ekonomike 5.7%

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit ka rritur parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila thotë se parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 është 1.4 pikë përqindje, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë të këtij viti.

Ndërsa citon Agjencinë, Denaj thotë se parashikohet që pjesa më e madhe e rikuperimit të jetë nga procesi i rindërtimt pas tërmetit, procesi i shpejtë i vaksinimit, rënia graduale e papunësisë etj..

“Lajm i mirë! Parashikim pozitiv për ekonominë shqiptare nga Fitch Ratings Inc., Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit.

1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021:

Agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga:

rindërtimi pas tërmetit;

progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19;

rënia graduale e papunësisë;

rritja e  konsumit privat;

rritja e  eksporteve;

rritja e të ardhurave;

rritja e investimeve kapitale

Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5% nga FMN dhe 4.5% nga BERZH”, shkruan Denaj.