RTSH 24 Live

Botë

Afrika e Jugut, Janusz Walus lirohet me kusht, vendimi i gjykatës nuk është pritur mirë nga populli

07/12/2022

Afrika e Jugut, Janusz Walus lirohet me kusht, vendimi i gjykatës nuk është pritur mirë nga populli

Ekstremisti i djathtë që vrau heroin e lëvizjes anti-aparteid në Afrikës së Jugut, Chris Hani, është liruar me kusht një javë pasi u sulmua me thikë në burg. Janusz Valus, 69 vjeç, do të jetë nën vëzhgim të rreptë për dy vjet, thonë autoritetet. Ai qëlloi Kris Hanin në vitin 1993 në një përpjekje për të penguar tranzicionin e Afrikës së Jugut nga një qeveri e pakicës së bardhë në një qeverisje demokratike.

Vrasja ngjall ende indinjata të thella në Afrikën e Jugut. Kris Hani u konsiderua si politikani më popullor pas Nelson Mandelës, i cili u bë presidenti i parë me ngjyrë i vendit në 1994. Qeveria e Afrikës së Jugut dhe e veja e Hanit, Limpho, kanë kundërshtuar me forcë përpjekjet e Valus për të fituar lirinë e tij.

 

/ rtsh.al /