RTSH 24 Live

Politikë

Aeroporti i Vlorës, debat mes Tabakut dhe Kumbaros për zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës

23/06/2022

Aeroporti i Vlorës, debat mes Tabakut dhe Kumbaros për zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës

Aeroporti i Vlorës ka qenë një temë debati mes pozitës dhe opozitës në Kuvend. PD, nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se ka hequr një pjesë të Lagunës së Nartës nga zona e mbrojtur, për të lejuar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Sipas saj, ky veprim është bërë me qëllim “për të favorizuar një kompani koncensionare që ka lidhje me kryeministrin Rama”.

“Çfarë ka ndodhur me Aeroportin e Vlorës?! Aty është shkelur marrëveshja e stabilzim- asocimit, pasi po ndërton një kompani që ka lidhjeme kryeministrin. Elementi tjetër është çështja mjedisore. Të paktën 37 organizata kanë ngritur shqetësimin se aty është një zonë e mbrojtur, e cila u hoq nga mbrojtja dhe u dha për ndërtim. Ashtu siç u kafshua Butrinti, edhe aeroporti ka kafshuar parkun e liqenit. Kjo qeveri nuk pyet për ligje, gara, zbatim kontratash, zona të mbrojtura. Në këtë rast kemi një zonë të mbrojtur, e cila i jepet me kontratë një koncensionari që shquan për favorizim personale pranë kryeministrit. Heqja nga zona e mbrojtur për të ndërtuar një aeroport, dëmtimi i specieve, hapja e rrugës për të kafshuar zonën e mbrojtës Luginën e Nartës, janë jo vetëm korruptive, por cënojnë disa detyrime që qeveria ka marrë përsipër për procesin e integrimi”, deklaroi Tabaku, në mbështetje të akuzave të saj.

Por ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka hedhur poshtë këto akuza, pasi, sipas saj, “aeroporti do të ndërtohet në një zonë që nuk është pjesë e zonës së mbrojtur”.

Jo më larg se janari i këtij viti, qeveria mori një vendim që zgjeron zonat e mbrojtura nga 17% e territorit në 21%. Duke shtuar këtë sipërfaqe, dhe duke filluar një përgatitje për ta rritur shkallën e mbrojtjeve të parqeve natyrore, si Vjosa, një rast i rrallë në Evropë ku një lum i fundit i egër dotë  shpallet Park Kombëtar. Ky është projekti më i fundit. Syri i Kaltër kishte statusin monument natyre, sot e kemi park natyror, për ta mbrojtur, ku sapo është bërë një investim për të shmangur atë batërdi. Do jetë vetëm shëtitore, ju ftoj ta vizitoni. Aeroporti, njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur, është në njollën e vjetër të aerodromit”, ka replikuar Kumbaro.

/rtsh.al/