RTSH 24 Live

Ekonomi

Aeroporti i Mynihut, zyrtarisht operator i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

06/02/2023

Aeroporti i Mynihut, zyrtarisht operator i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Aeroporti i Mynihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Kjo u bë e ditur pas një takimi mes Zv/kryeministres, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një takimi të hënën me  përfaqësuesin e Aeroportit të Mynihut, Lorenzo Di Loreto. 

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, u bisedua për hapat që do të hidhen në vazhdim, në këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për Shqipërinë.

“Konsorciumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut, i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil. Krenarë për vendin tonë që tashmë përmes proceseve transparente, përthith çdo ditë e më shumë kompani të huaja me reputacion të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar”, u shpreh Balluku.

/ rtsh.al /