RTSH 24 Live

Kosova

Administrata e Bidenit do të rrisë në 125 mijë kufirin e pranimit të refugjatëve

21/09/2021

Administrata e Bidenit do të rrisë në 125 mijë kufirin e pranimit të refugjatëve

Administrata e SHBA-së për vitin fiskal 2022 do të rrisë nga 62.500 në 125 mijë kufirin e pranimit të refugjatëve.

Sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit, administrata e Bidenit po përgatitet të dyfishojë kufirin e pranimit të refugjatëve për vitin fiskal 2022.

Sipas kësaj, administrata e Bidenit për vitin fiskal të ardhshëm planifikon ta rrisë në 125 mijë kufirin e pranimit të refugjatëve i cili për vitin 2021 ishte përcaktuar si 62.500.

Vendimi në fjalë pritet të diskutohet nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me anëtarët e Kongresit.

Joe Biden, i cili erdhi në detyrë më 20 janar 2021, e rriti kufirin e pranimit të refugjatëve në 62.500, por në periudhën tetor 2020 - gusht 2021 në SHBA u pranuan vetëm 7.637 refugjatë./AA