RTSH 24 Live

Kosova

Abuzimi i 11-vjeçares në Kosovë, publikohen emrat e autorëve! Sot protestë në Tiranë

31/08/2022

Abuzimi i 11-vjeçares në Kosovë, publikohen emrat e autorëve! Sot protestë në Tiranë

Qytetarët në Tiranë do të ngrihen në protestë këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 18:30, në shenjë solidarizimi dhe për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçaren nga Prishtina, e cila u abuzua seksualisht nga 5 djem. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, teksa janë publikuar edhe emrat e 5 djemve të akuzuar si autorë, Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri.

Ngjarja u regjistrua më 27 gusht, ku e mitura u dhunua fillimisht në një parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë nga tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi.

Autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia, ndërsa si pasojë e kësaj ngjarje, të martën ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

/rtsh.al/