RTSH 24 Live

Aktualitet

Abuzimet në Kadastrën e Tiranës, Lame: Dixhitalizim të gjithë regjistrave pronësorë

18/06/2022

Abuzimet në Kadastrën e Tiranës, Lame: Dixhitalizim të gjithë regjistrave pronësorë

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame foli sot për abuzimet në regjistrat e pronave në drejtoritë e Tiranës. Në një dalje për mediat Lame tha se shumë prej tyre janë dëmtuar, grisur dhe ndryshuar duke sjellë probleme. Sipas tij në 2342 regjistra në total, vetëm 250 prej tyre rezultojnë të pa dëmtuar. Për Lamen zgjidhja e kësaj situate, do të vijë përmes procesit të dixhitalizimit të arkivit. Ai tha se do të bëhet bllokimi e të gjitha pasurive që identifikohen si me probleme.

515 faqe mungojnë tërësisht, i mbetet historisë dhe hetimeve për të zbuluar se çfarë ka luajtur në këto qindra faqe që nuk ekzistojnë me. Janë më qindra faqe të dyshuara si të zëvendësuara. Është dukshëm që faqja ndryshon, ngjyra formati, por edhe kjo kërkon hetim të mëtejshëm. 114 faqe të dubluara, e njëjta pronë ekzistonte në dy faqe. Bëhej që njëjta pasuri i trajtohej edhe një qytetari edhe një tjetri dhe pastaj duhej të përfundonin në dyer të gjykatave.

180 faqe të grisura, por në themelin e regjistrit duket copa e faqes së grisur. Fenomen në Tiranë që ishte shumë më i madh se në Durrës ekzistojnë 13 mijë faqe bosh. Qëllimet kanë qenë një, për ti plotësuar më pas me ato AMPT e rrugës së Kavajës, janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar t’i plotësojnë. Është punë e bërë e paguar njëherë që duhet ribërë nga Kadastra.

Regjistrat e dëmtuar më shumë, natyrisht që janë ata që kanë të bëjnë me pasuritë në zonat në zhvillim të Kryeqytetit, si: Farka, Kashari, Yzberishi, Mëzezi, Baldushku, Sharra. Ndroqi, Pezë-Helmesi, Peza, etj. Ndërsa për zonën e Kamëz-Vorë, do veçoja zonat e Kamzës, Vorës, Paskuqanit, Valiasit, Bathores, Laknasit, Babrrusë, Domjes, etj.

Ndihem i lodhur sepse është shumë e thjeshtë të gjejmë përgjegjësinë te një punonjës arkivi para 20 vitesh dhe ti lëshohemi atij. Në themel kur shikojmë nën juridike mjafton të them se nuk ka pas rregullore se kush i administronte regjistrat, kushdo që e merrte detyrën nuk bënte inventar çfarë merrte e linte, nuk gjendet dot. Edhe sikur të merremi me përgjegjësinë në gjithë këtë histori e ka çdo ministër i Bujqësisë, Drejtësie, Kryeministër, çdo gjykatës e noter që ka bërë mish-mash në këto vite, për të shkuar më pas te ai punonjës i arkivës.

Vlera e parë e këtij inventari vendos një sitë zero, pas kësaj dite s’ka më rrëmujë dhe ndryshime.  Arkivi është me sistem kamerash, alarmi dhe me punonjës që kanë përgjegjësi me firmë e vulë.

Raporti i Tiranës do i përcillet kryeministrisë dhe ministrisë së drejtësisë, për t'i lëndë mundësinë çdo strukture që të bëjnë hetime. Arsyeja e dytë është për të shmangur presionet, në momentin që ky raport është i depozituar në institucione të tjera që ti prekësh regjistruar duhet të merresh me kryeministrinë  e prokurorinë.

Zgjidhja do vijë me dixhiitalizimin e gjithë regjistrave pronësorë, proces që ka filluar. Do vijimë me këtë rrugë edhe përmes qyteteve të tjera s epërmes këtij procesi është rritur siguria e pronës së qytetarëve“, tha Lame.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame deklaroi se raporti i Tiranës që u prezantua prej tij do t’i dërgohet Kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë që të fillojnë hetimet por edhe për të shmangur presionet që mund të vijnë.

/rtsh.al/