RTSH 24 Live

Kronika

Abuzimet me pronat në Vlorë, mbetet në burg drejtori që inskenoi vjedhjen e dokumenteve

17/10/2021

Abuzimet me pronat në Vlorë, mbetet në burg drejtori që inskenoi vjedhjen e dokumenteve

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg drejtorin e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut, Bardhyl Gjika, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularët për regjistrimin e një pasurie në qytetin bregdetar. Gjika bashkë me dy vartës të këtij instiucioni akuzohen se  falsifikuan dokumentet e pronave ne Dhermi dhe me pas inskenuan vjedhjen e dosjeve ne zyrat e Keshillit te Qarkut Vlore. Te arrestuarit akuzohen per “Shperdorim i detyres nga persona qe ushtrojn funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, e kryer ne bashkpunim.

Për specialistin e kësaj drejtorie, Kreshnik Mino, Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërkohë që për shtetasin Spiro Dumi masa e arrestit do të bëhet në ambientet e spitalit  per  shkak te problemeve te tij shendetesore