RTSH 24 Live

Kronika

Abuzime me postin, arrestohet ish-drejtori dhe ish-specialisti i Sigurisë së Postës në Korçë

15/07/2021

Abuzime me postin, arrestohet ish-drejtori dhe ish-specialisti i Sigurisë së Postës në Korçë

Kontratat fictive për marrjen me qira të ambienteve për shërbime postare kanë çuar në pranga ish-drejtorine Postës së Qarkiut të Korçës Valter Gora dhe ish-specialistine  sigurisë  pranë këtij institucioni. 
Bëhet fjalë për abuzime në shumën e 24 milion lekëve të rinj. Në hetime janë përfshirë edhe 7 punënjës të tjerë të postës për të cilët gjykata ka vendosur masa shtrënguese të ndalimit për të dalë jashtë vendit, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas me inicialet. S.M. 
Nga hetimet e kryera rezulton se personat e përfshirë në këtë skemë abuzive të shpërdorimit me postin, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori, ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. 
Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec.