RTSH 24 Live

Rajon

Abazoviç: "Ballkani i Hapur" gjeti recetën për të ardhmen e rajonit

14/06/2022

Abazoviç: "Ballkani i Hapur" gjeti recetën për të ardhmen e rajonit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se “Ballkani i Hapur” gjeti recetën për të ardhmen e rajonit. Sipas Tanjug, Abazoviç deklaroi se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë për unitet në Ballkanin Perëndimor, pasi siç theksoi ai, nuk ka alternativë tjetër për anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

Teksa u ndal te samiti i “Ballkanit të Hapur” në Ohër, Abazoviç deklaroi se turizmi, trafiku i lirë, energjia, bujqësia, kriza ekonomike, shëndetësore dhe infrastruktura ishin disa nga temat e diskutuara. “Pati një "kthim për të cilin rajoni duhet të krenohet. Evropa pa një Ballkan Perëndimor ndryshe", tha Abazoviç.

/rtsh.al/