RTSH 24 Live

Sociale

90 milionë lekë kompensim për 234 prona

29/03/2023

90 milionë lekë kompensim për 234 prona

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi të martën se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 234 (dyqind e tridhjetë e katër) kërkesa, të 
cilat përfitojnë pesë këste të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Bëhet fjalë për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa, është në vlerën: 89 333 719,58 (tetëdhjetë e nëntë milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë presje pesëdhjetë e tetë) lekë.

Sipas ligjit vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë.

 

/ rtsh.al /