RTSH 24 Live

Aktualitet

81-vjetori i Mbretëreshës Margrethe II, Ruçi: Mirënjohje për mbështetjen në avancimin e procesit të integrimit!

15/04/2021

81-vjetori i Mbretëreshës Margrethe II, Ruçi: Mirënjohje për mbështetjen në avancimin e procesit të integrimit!

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar homologun danez, Henrik dam Kristensen me rastin e 81-vjetorit të Mbretëreshës Margrethe ll. Zoti Ruçi shprehet se Danimarka është vend mik i Shqipërisë, dhe se populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e saj për procesin e integrimit europian. "Me rastin e 81-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Margrethe II, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal Ju dërgoj urimet më të përzemërta.
Danimarka është një vend mik i Shqipërisë dhe populli shqiptar është mirënjohës për mbështetjen e Danimarkës gjatë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë".
Ai shpreson që Danimarka ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej për tryezën e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave."Pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian të datës 25 mars 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Shqipëria është e angazhuar dhe në pritje të Tryezës së parë ndërqeveritare, e bindur se mbështetjen dhe inkurajimin e Danimarkës në avancimin e procesit të integrimit ", shkruan Kryeparlamentari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi.