RTSH 24 Live

Sociale

80-vjetori i Çlirimit, Avokati i Popullit: Liria nuk është privilegj, por përgjegjësi!

29/11/2024

80-vjetori i Çlirimit, Avokati i Popullit: Liria nuk është privilegj, por përgjegjësi!

Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, institucioni i Avokatit të Popullit ka uruar përmes një postimi të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë.

“Sot, në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, kujtojmë sakrificat e atyre që luftuan për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Ata na lanë një trashëgimi të shenjtë: lirinë! Me luftën, sakrificat dhe aspiratat, shqiptarët ndërtuan, përmes thirrjes për qëndresë ndaj pushtuesve, një vizion të qartë për liri dhe bashkim kombëtar. Sot dhe çdo ditë duhet të jemi të vetëdijshëm se liria është më shumë se një privilegj, është një përgjegjësi”.

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik. Në këtë kuadër, të gjitha institucionet shtetërore e përçuan këtë mesazh, përmes logos së miratuar, në çdo shkresë zyrtare, e cila do të vazhdojë të përdoret deri në fund të vitit 2024.

/ rtsh/al /