RTSH 24 Live

Sociale

80 vjet nga masakra e Buzëmadhes në Kukës

2 orë para

80 vjet nga masakra e Buzëmadhes në Kukës

Mesdita e 26 shtatorit, ishte një ditë e kobshme për të gjithë banorët e fshatit Buzmadhe, një ditë e cila edhe sot pas 80 viteve kujtohet me po atë dhimbje. Ngjarja e asaj dite është e freskët edhe për banorin Shani Lala, i cili në atë kohë ishte 6 vjeç.

E në këtë 80 vjetor të vrasjes së 21 burrave në fshatin Buzëmadhe të pranishëm ishin pjesëtarët e familjeve të të rënëve, banorë, Flamur Noka sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Rrahman Dema kryetari i degës së PD Kukës, si dhe deputetë të PD-së.

Më 26 shtator 1944, Komandanti i Brigadës V partizane, Shefqet Peçi, tre ditë pas Bajramit kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku pushkatoi pa gjyq 21 banorë të pafajshëm të Buzëmadhes. Kjo masakër la 16 gra të veja dhe 58 fëmijë jetimë.

/rtsh.al/