RTSH 24 Live

Sociale

8 Prilll, dita ndërkombëtare e Romëve

08/04/2021

8 Prilll, dita ndërkombëtare e Romëve

Sot Romët në të gjithë botën kremtojnë festën e tyre ndërkombëtare , 8 prillin . Kjo kushtuar historisë dhe kulturës së këtij populli. Në të gjithë këto vite kushtet e jetesës së tyre në të gjithë vendin janë të vështira . Në Gjirokastër ky komunitet është i vendosur në lagjen Zinxhira ,duke jetuar në baraka. Në këtë ditë të shënuar  për ta apeli është i qartë , të drejta e liri të barabarta .

“Ne jemi shtresë vunerabël , duhet të kemi më tepër vëmendje nga instancat përkatëse. Ne nuk kemi mundësi që të cojmë fëmijët në shkollë, ssepse nuk kemi të ardhura . Duhet të bëhen më shumë programe mbështetëse për fëmijët tanë , që edhe ata të studjojnë e te bëhen dikushi në një të ardhme . Mos të vuajnë si ne” .  

“Ne jetojmë në kushte shumë të vështita , të papunë dhe pa të ardhura . Në këto kushte edhe për fëmijët tanë është shumë e vështirë që të integrohen në shoqëri , skanë kushtet më minimale . Jetojmë në shtëpi prej plasmasi. Kërkojmë më shumë mbështetje dhe vëmëndje ” .

Dita ndërkombëtare e Romëve, është një ditë feste ,e kulturës Rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet më të cilat përballet ky komunitet. Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990, në Kongresin e katert të Unionit Ndërkombëtar Rom.