RTSH 24 Live

Aktualitet

8 Dhjetori/ Muzhaqi: Rinia ka fuqinë të ndryshojë botën, me punë arrihet çdo gjë

08/12/2022

8 Dhjetori/ Muzhaqi: Rinia ka fuqinë të ndryshojë botën, me punë arrihet çdo gjë

Ministrja  e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka përcjellë urimet e saj për të gjithë rininë shqiptare, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë.

“Të rinjtë shqiptar janë evropian dhe e ardhmja e shqiptarëve s’ka qenë kurrë më e sigurt, si pjesë e familjes së madhe Evropiane”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi theksoi se të gjithë mund të japim kontributin tonë për ta bërë botën një vend më të mirë, ndërsa u ka bërë thirrje të rinjve të mos lejojnë askënd t’iu diktojë çfarë mund apo nuk mund të arrijnë.

“Të jesh i ri do të thotë të kesh energjinë, fuqinë dhe kurajën të ndryshosh botën”, shprehet ministrja e përgjegjëse e Rinisë, “dhe ndryshimi i botës fillon nga familja juaj”.

Një sërë aktivitetesh do të zhvillohen përgjatë kësaj dite, që nga ceremonia përmbyllëse e titullit të Tiranës- Kryeqytetit Evropian i Rinisë, koncerti “Thuaja RINI” me nxënësit e shkollave artistike, debati me të rinjtë e gjimnazit “Ismail Qemali” dhe studentët e Universitetit të Drejtësisë, e deri te përgatitjet për festën e madhe që do të mbahet me 10 mijë nxënësit e skuadrave të volejbollit dhe basketbollit, të ngritur në kuadër të Programit Kombëtar të Ekipeve Sportive.

/rtsh.al/