RTSH 24 Live

Kulturë

76 vite nga lindja e aktorit korçar Llazi Sërbo

09/03/2021

76 vite nga lindja e aktorit korçar Llazi Sërbo

Sot shënohen plot 76 vite nga lindja e aktorit të madh korçar Llazi Sërbo, një personazh krejtësisht i veçantë e unik duke nisur nga e gjithë qenia e tij, qëndrimi, zëri, interpretimi, mënyra e sjelljes, madje edhe fundi i tij, nuk ishte si gjithë të tjerët. Llazi Serbo lindi ne Korce, me 9 mars 1945. Mbaroi studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve, me 1969, dhe fill me pas u emerua ne teatrin “A.Z. Cajupi” te Korces. Ne vitet 1986-1993 punoi asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e re”. Ne skenen e Teatrit te Korces luajti rreth 30 role kryesore dhe te dyte. Spikati ne shfaqjet Te pamposhturit (majori Shtok), Qyteti i akuzuar, Mesuesi i letersise (Samiu), Engjejt e sketerres, Opera per tri grosh (Meki Thika) etj. Figura te goditura realizoi ai sidomos ne kinematografi. E nisi me rolin e dalanit ne filmin Yjet e neteve te gjata (1972), ku shperfaqi tipin e heroit te permbajtur, per te mberritur me pas ne misherime aktoriale te nje niveli te larte, posacerisht ne filmat Operacioni Zjarri (Kreshniku, nje figure e planit heroik, e mbajtur ne plane te dyta dhe kontrapunkte), Shembja e idhujve (Mesuesi), Nusja dhe shtetrrethimi (kapiteni gjerman Edgard, tek i cili mberriti ne figuren me te realizuar te tij, posacerisht me vetpermbajtjen, syrin shbirues dhe zoterimin e planit hetues), Asgje nuk harrohet (Andi Rama). Loja e Llazi Serbos bie ne sy per perqendrimin e dukshem te veprimit psikik, per thellesine dhe vetepermbajtjen net e jetuarit e botes se nremdshme te personazhit, per syrin zhbirues, per sigurine dhe qetesine e jashtme te portretit. Vepron mire me planin e dyte aktorial, heshtjen emocionale dhe nentekstin, fale te cilave behen te kuptueshme synimet reale te personazhit qe interpretohen, si dhe monologu i brendshem i tij. Ka vene ne skene edhe disa pjese skenike si regjisor dhe pati sukses me dramen Intregril ne Teatrin e Korces. Perveç pasionit te aktrimit dhe regjizures ishte i pasionuar edhe pas fotografise. Me fotografite e tij ka marre pjese ne Konkursin Mbarekombetar Fotografik “Marubi 2003”. Nga Këshilli I Qarkut Korçë, I është dhënë titulli ‘Nderi I Qarkut’ ndërsa më parë I është akorduar titulli ‘Artist I merituar’. Llazi Sërbo sipas miqve të tij që I ndenjtën pranë deri në ditët e fundit të jetës ishte një vullkan me potencial aktori të pashpallur. Një vullkan që shpërthimin e mori nën vete.