RTSH 24 Live

Sociale

60 vite nga Teatri “Petro Marko” në Vlorë, Bashkia rikonstrukton godinën me mbështetjen e bizneseve

26/11/2022

60 vite nga Teatri “Petro Marko” në Vlorë, Bashkia rikonstrukton godinën me mbështetjen e bizneseve

Teatri “Petro Marko”në Vlorë ka festuar 60 vjetorin e krijimit në një godinë të rikonstruktuar me fondet e Bashkisë së këtij qyteti dhe disa sipërmarrësve vlonjat. Në sallën që mori një pamje të rinovuar u organizua një mbrëmje gala për këtë teatër profesionit të dramës me pjesëmarrjen shumë personaliteteve te kulturës në qytet, aktor ndër vite, artdashës të shumtë, regjisor  skenograf e muzikant.

Regjisori, Leka Bungo, vlerësoi me emocione kontributet dhe vlerat ndër vite të këtij teatri. Koment pët teatrin e ri e bëri dhe aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, në fjalën e tij falenderoi bizneset që bënë të mundur rikosntruksionin e godinës së teatrit të Vlorës

Në fund kryebashkiaku, Drital Leli, vlerësoi disa nga aktorët dhe punonjësit e teatrit me titullin, “Mirenjohja e Qytetit të Vlorës“. Mbi fasadën e Teatrit ishte shpalosur një flamur gjigant në vigjilje të 110- Vjetorit të Pavarësisë.

/rtsh/