RTSH 24 Live

Sociale

6 Këshilla që duhet të merrni parasysh për një mësim online efikas

06/05/2021

6 Këshilla që duhet të merrni parasysh për një mësim online efikas

Shpërthimi i pandemisë së Covid-19 ka detyruar shumë institucione arsimore në mbarë botën të zhvillojnë mësimet on line. 

Sidoqoftë, edhe përpara pandemisë, të mësuarit online për të marrë një diplomë apo certifikatë për një kurs të caktuar, nuk është diçka e panjohur, prandaj shumë prej jush mund të jenë të familjarizuar me idenë.

Edhe shikimi i një tutoriali në “Youtube”mund ta konsiderojmë ‘mësim online’.

Mirëpo për ta bërë sa më efikas ndiqni 6 strategjitë e mëposhtme:

1: Vendosni qëllimet ditore për të studiuar

Pyesni veten se çfarë shpresoni të arrini në kursin tuaj çdo ditë. Vendosja e një qëllimi të qartë mund t'ju ndihmojë të qëndroni të motivuar dhe të mposhtni zvarritjen. Qëllimi duhet të jetë specifik dhe i lehtë për tu matur, siç është "Do të lexoj disa kapituj të këtij libri  dhe do të kryej detyrën e parë të kësaj lënde”.

2: Krijoni një hapësirë ​​të dedikuar studimi

 

Është  më e lehtë të kujtojmë informacionin nëse jeni në të njëjtin vend ku e keni mësuar për herë të parë, kështu që të kesh një hapësirë ​​të dedikuar në shtëpi gjatë kursit  online mund ta bëjë mësimin më efektiv. Hiqni çdo shpërqendrim nga hapësira dhe nëse është e mundur, bëjeni të ndarë nga shtrati ose divani juaj. Një dallim i qartë midis vendit ku studion dhe vendit ku bën pushime mund të të ndihmojë të përqendrohesh

3: Programoni kohën tuaj të studimit në kalendar

Hapni kalendarin tuaj dhe zgjidhni një kohë të parashikueshme dhe të besueshme që mund t'ia kushtoni shikimit të leksioneve dhe përfundimit të detyrave. Kjo ndihmon që kurset tuaja të mos bëhen gjëja e fundit në listën tuaj të detyrave.

4: Mbani veten të përgjegjshëm

Tregojuni miqve tuaj për kurset që po merrni, postoni arritje në llogaritë tuaja të mediave sociale, ose blog në lidhje me detyrat e shtëpisë tuaj. Pasja e një rrjeti komuniteti dhe mbështetës të miqve dhe familjes për t'ju dhënë zemër bën një ndryshim.

5: Merrni shënime në mënyrë aktive

Marrja e shënimeve mund të nxisë të menduarit aktiv, të nxisë të kuptuarit dhe të zgjasë shtrirjen e vëmendjes tuaj. Është një strategji e mirë për të brendësuar njohuritë, nëse jeni duke mësuar në internet ose në klasë. Pra, merr një fletore ose gjej një aplikacion dixhital që është më e thjeshtë për ju dhe përmblidhni pikat kryesore.

6: Bashkoju diskutimit

Forumet e diskutimit të kurseve janë një vend i shkëlqyeshëm për të bërë pyetje në lidhje me detyrat, për të diskutuar tema, për të ndarë burime dhe për të bërë miq.Sipas një studimi   nxënësit që marrin pjesë në forume diskutimi kanë 37% më shumë gjasa të përfundojnë një kurs. Prandaj bëj një postim sot! (A.Çejku)