RTSH 24 Live

Politikë

5 vjet Reformë në Drejtësi, Gjonaj: Në rrugën e duhur!

23/07/2021

5 vjet Reformë në Drejtësi, Gjonaj: Në rrugën e duhur!
 
5 vite nga fillimi i Reformës në Drejtësi, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ajo po ecën në rrugën e duhur. 
Gjatë prezantimit të Strategjisë së re Ndërsektoriale e Drejtësisë 2021-2025, zonja Gjonaj tha se "Është garantuar paanësia e sistemit të drejtësisë të pa ndikuar nga politika apo faktor të jashtëm". 
Ajo theksoi se lufta kundër korrupsionit po ecën me ritme të larta. "Lufta ndaj korrupsionit po njeh një kurbë rritëse duke shënuar me rezultate të prekshme dhe të mirëpritura. Pastrimi i sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar si dhe rezultat e SPAK janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin në drejtësi. Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë është ngritur" tha zonja Gjonaj.
Por minisrja e drejtësisë pranoi se sfidat me të cilat përballet Reforma nuk janë të pakta. "Vettingu duhet të vijojë më ritme të shpejta, vakancat e krijuar në sistem kanë sjellë nevojë rritjen e numrit të pranimeve në shkollën e magjistraturës" tha ndër të tjera Gjonaj.