RTSH 24 Live

Kuzhinë

5 ushqime “të bardha” që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin

22/01/2023

5 ushqime “të bardha” që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin

Jo të gjitha ushqimet janë të shëndetshme për organizmin tonë për më tepër nëse kosumohen pa masë. Ja cilat janë ushqimet që mund të jenë të rrezikshme për trupin dhe bëni mirë të limitoni konsumin e tyre.

Kripa

Konsumimi në doza të tepërta të kripës mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare. Ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të saj janë ushqimet e paketuara.

Qumështi i lopës

Qumështi i lopës mund të jetë shkaktar i reaksioneve fiziologjike si intolerancat dhe alergjitë. Rekomandohet konsumimi i zëvendësuesve si qumështi i orizit, qumeshti i sojës etj.

Miell

Mielli i bardhë është një substancë shumë e rafinuar që përdoret në një larmi ushqimesh të përpunuara dhe produkte sepse është substancë e lehtë, e ajrosur dhe e lirë. Për fat të keq, mielli i bardhë i rafinuar është plotësisht i zhveshur nga vlera ushqyese e tij, pa vitamina, minerale ose yndyra. Mielli i bardhë gjendet praktikisht në çdo ushqim që konsumojmë, duke filluar nga makaronat, buka dhe shumë produkte të tjera.

Sheqeri

Si shtesa ushqimore më e njohur në ushqimet e përpunuara, sheqeri është i vështirë të shmanget. Shumica prej nesh janë të varur nga sheqeri. Një nga shkaqet kryesore të diabetit të tipit 2 është ngrënia e sasive të mëdha të sheqerit për më tepër sheqeri shkakton prishjen e dhëmbëve, lodhje mendore etj.

Oriz i bardhë

Orizi i bardhë, duket aq i padëmshëm, por nëse konsumohet në doza të larta mund të shkaktojë rritje të glukozës në gjak. Këshilla për një shëndet sa më të mirë është të alternoni konsumin e tij dhe të preferoni orizin kaf.

/rtsh.al/