RTSH 24 Live

Kronika

5 persona plagosen nga rënia e ashensorit për shkak të mbipeshës

07/02/2023

5 persona plagosen nga rënia e ashensorit për shkak të mbipeshës

Sinan Kazani dhe Selvie Kazani banues në Unazë të Re janë çifti i bashkëshortëve, të cilët mbetën të lënduar mbrëmjen e së hënës, pasi ashensori në pallatin e tyre ra nga kati 5 në katin 0. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se shkak i ngjarjes është bërë mbipesha në ashensor, pasi në momentin e rënies brenda tij ishin pesë anëtarët e familjes ndërsa ashensori mbante peshën e katër personave. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

 

/ rtsh.al /