RTSH 24 Live

Sociale

48 familje përfituese të ndihmës ekonomike në Bashkinë Pustec

12/01/2021

48 familje përfituese të ndihmës ekonomike në Bashkinë Pustec

Në buxhetin e Bashkisë Pustec për vitin 2021 janë 48 familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike. Për vetë kushtet e vështira që ato kanë janë zgjedhur nga sistemi I pikëzimit për përfitim ndihme. Gjithashtu janë dhe 4 familje të cilat nuk janë përzgjedhur nga sistemi I pikëzmit dhe trajohen sipas fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri në 6%.

Kjo ndihmë përfitohet nga familje të cilat nuk e kanë njërin nga bashkëshortët dhe kanë fëmijë nën moshë pune, familje të cilat kanë antarë në moshë punë por kanë humbur përkohësisht aftësinë fizike, familje të cilat nuk kanë mundësi financiare për të përballuar shpenzimet e nxënësve dhe studentëvë. Përfituese janë gjithashtu dhe familjet e divorcuara, me fëmijë jetimë dhe më pleq të sëmurë të cilët kanë të ardhura të pakta.