RTSH 24 Live

Rajon

300 kilogramë kanabis pranë kufirit greko-shqiptarë, lënda narkotike ishte fshehur brenda furgonit

08/08/2022

300 kilogramë kanabis pranë kufirit greko-shqiptarë, lënda narkotike ishte fshehur brenda furgonit

300 kilogramë kanabis është gjetur nga Policia greke në kryqëzimin e rrugës Egnatia, pranë Polymilo Kozanit. Lënda narkotike sipas protothema.gr, ishte fshehur në një furgon, drejtuesi i së cilës u largua pasi pa postbllokun e policisë.

Brenda automjetit të braktisur u gjetën 7 çanta udhëtimi me 117 pako kanabis, me peshë totale 303.3 kg. Sipas policisë, furgoni është vjedhur nga një zonë e Atikës në tetor 2019. Policia ka nisur operacionin për kapjen e drejtuesit të mjetit.

/rtsh.al/