RTSH 24 Live

Politikë

30-vjetorit të eksodit të 6 marsit 1991, kryeministri Rama, vizitë 2 ditore në Itali

05/03/2021

30-vjetorit të eksodit të 6 marsit 1991, kryeministri Rama, vizitë 2 ditore në Itali

Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991, kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë 2-ditore në Itali. Zoti Rama është pritur pasditen e sotme në Bari nga ministri i Jashtëm të Italisë, Di Maio dhe Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.

Në fjalën e tij, ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh se ato pamje të marsit 1990 do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. Mësohet se ditën e nesërme, në orën 8.45, në Palazzo di Citta, kryetari i Bashkisë së Barit Antonio Decaro, do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në takim do të jenë edhe  prefekti i Bari Antonella Bellomo, guvernatori i rajonit Michele Emiliano dhe presidentja e këshillit rajonal të Pulias, Loredana Capone.