RTSH 24 Live

Aktualitet

30-vjetori i PS-së, Balla: Forca kryesore politike në vend, gjithmonë në kahun e duhur të historisë

12/06/2021

30-vjetori i PS-së, Balla: Forca kryesore politike në vend, gjithmonë në kahun e duhur të historisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.
“Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social”, – tha Balla.
 
Kreu i grupit parlamentar shprehu mirënjohjen për të gjithë themeluesit kurajozë, të cilët sipas tij “më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë”.
 
“Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale”, – tha Balla.
 
Balla e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një video, ku shfaqen momentet më të rëndësishme të Partisë Socialiste që nga themelimi i saj.