RTSH 24 Live

Aktualitet

29 janar, afati i fundit i plotësimit të formularit A1 e A1Z

23/01/2021

29 janar, afati i fundit i plotësimit të formularit A1 e A1Z

25 deri në 29 janar janë afatet e fundit që maturantët duhet të plotësojnë formularët A1 dhe A1Z për të bërë përzgjedhjen e lëndëve në të cilat do të testohen. Në ndryshim nga disa vite më parë plotësimi I formularit ka nisur kohë më parë si masë parandaluese për përhapjen e virusit covid-19. Burime nga Zyra Vendore Arsimore Korçë-Pustec bëhet e ditur se ky proces ka nisur nga data 26 nëntor për formularin A1 dhe 9 dhjetor për atë A1Z, periudhë kjo ky maturantët kanë pasur kohë të mjaftueshme për përzgjedhjen e lëndëve. Për 14 shkollat e mesme pranë kësaj ZVA-je janë 965 maturantë dhe kandidatë, prej të cilëvë 912 plotësuan A1 dhe 53 A1Z.

Këta  të fundit janë persona të cilët e kanë mbaruar shkollen e mesme por nuk kanë dhënë provimet e maturës shtetërore, të cilët duan të vazhdojnë pas një shkëputjeje shkollën e lartë. Data 29 janar është afati I fundit për plotësimin e formularëvë, si dhe për shqyrimin e parregullsive te ndodhura gjatë plotësimit të A1 dhe A1Z, ku asnjë maturanti mos ti hiqet e drejta e studimeve.