RTSH 24 Live

Politikë

28 nëntori, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, Meta e Rama përkrah njëri-tjetrit

28/11/2021

28 nëntori, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, Meta e Rama përkrah njëri-tjetrit

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, paraditen e kësaj të diele, krahë njëri- tjetrit, kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, në kuadër të 109 vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoni e pranishme eshte edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.