RTSH 24 Live

Aktualitet

28 apo 29 Nëntor? Çipa: Ndarjen e bëri politika, jo historianët

29/11/2024

28 apo 29 Nëntor? Çipa: Ndarjen e bëri politika, jo historianët

Analisti Aleksandër Çipa ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se debati për datën e ditës së Çlirimit dhe Pavarësisë e bëri politika dhe jo historianët.

Çipa vuri në dukje se shqiptarët kanë shumë arsye për përkimin e datave, “të 28-s të Nëntorit se që në kohën e Skënderbeut e deri në Nëntorin e Ismail Qemalit kemi shumë arsye që ne duhet ta mbanin një referencë të kalendarit kombëtar”

Sa i përket datës 29 Nëntor të Çlirimit të vendit “u bë edhe në një kuadër tjetër, duhej të identifikoheshin popujt që u renditën te kampi i fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore”

Ky është një debat që u hap nga politika, nuk u hap nga historiografia. Historianët u bënë pjesë e debatit pro dhe kundër, por nuk u nismuan nga historinët. U delegua politikisht si debat dhe u hap e mbahet ende si i tillë politikisht. Ndërsa në planin e datës, data që përcaktohen nga politika janë të diskutueshme përherë. Kjo shkon me historinë e njerëzit. Shqiptarët kishin arsye dhe kanë më shumë arsye për përkimin e datave të 28-s të Nëntorit se që në kohën e Skënderbeut e deri në Nëntorin e Ismail Qemalit kemi shumë arsye që ne duhet ta mbanin një referencë të kalendarit kombëtar. Por shtimi i një date të tillë siç është 29, u bë edhe në një kuadër tjetër, duhej të identifikoheshin popujt që u renditën te kampi i fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore”, tha Çipa.

/rtsh.al/