RTSH 24 Live

Kulturë

27 mars, Dita Botërore e Teatrit

27/03/2021

27 mars, Dita Botërore e Teatrit

“Nëse teatri ka vdekur, rroftë teatri”, ka qënë ky slogan i shkruar në 27 mars 1962 nga dramaturgu dhe poeti francez  Zhan Kokto. Ishte i pari mesazh që në atë ditë do të njihej si Dita Boterore e Teatrit, e cila përkujtohet ndërkombëtarisht çdo vit në këtë ditë. Kjo është iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror - INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës. Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së. INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët, me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve. Në këtë ditë festojnë të gjithë ata të cilët bëjnë të mundur vënjen në jetë të një vepre teatrale, si aktorët, regjisorërt, skenaristët, kostumografët, teknika, të cilët përmes mjeshtërisë dhe artit të tyre sjellin para publikut veprat më të mira. Edhe në Shqipër kjo ditë e themeluar ndërkombëtarish nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit është festuar duke u shfaqyr pjesët më të mira dhe falas për publikun. Këto 2 vjet teatri ka ndjerë mungesën e spektatorit dhe skena atë të aktorëve. Aktorët  e Teatrit “Andon Zako Çajupi” do të jenë pranë publikut përmes rrjeteve sociale. Drejtorja e Qendrës së Artit dhe Kulturës Zamira Kita, bën me dije se në lidhje me këtë ditë do të transmetohet në faqen e Teatrit dokumentari “Ritmi i Teatrit” dhe më pas një nga shfaqjet më të bukura e cila ka fituar dhe çmime “Doktor Shuster”. Një shfaqje kjo e cila ka përfaqësuar teatrin Shqiptar në Beograd. Kita thekson se gjatë gjithë ditës do të ketë copëza të rrugëtimit të teatrit ndër vite. Qëllim i kësaj është që të mbajë të motivuar publikun me shpresën dhe dëshirën për tu rrithyer përsëri në teatër, në skenën ku emocioni mbetet gjithmonë i gjallë.