RTSH 24 Live

Kosovë

24-vjetori i masakrës së Lubeniqit/ Osmani: Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë

01/04/2023

24-vjetori i masakrës së Lubeniqit/ Osmani: Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë

Duke përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë.

Ajo kërkoi drejtësi për viktimat dhe se kujtimi do të jetë i përhershëm për to.

 “24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18- muajsh e deri në 17- vjeçar. Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, shprehet Osmani.

/rtsh.al/