RTSH 24 Live

Kosovë

24 vjetori i masakrës së Izbicës/ Kurti dhe Osmani kryejnë homazhe: Serbia kreu gjenocid në Kosovë

28/03/2023

24 vjetori i masakrës së Izbicës/ Kurti dhe Osmani kryejnë homazhe: Serbia kreu gjenocid në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  dhe kryeministri Albin Kurti, kanë kryer homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë, Skenderaj, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, masakruan 147 burra të rinj dhe pleq.

Krimi nuk përfundoi me vrasjet dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishuar atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varreza masive nëpër vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë”, tha Osmani.

Nga ana e tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh se sot nderohet dhe përkujtohen të vrarët nga regjimi fashist dhe gjenocidal i Millosheviçit.

Masakra e Izbicës është dëshmi i gjenocidit të Serbisë”, tha ai.

Masakra e Izbicës është një nga krimet më të rënda të regjimit të Millosheviçit ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Ndërkohë që ende pas 24 vitesh askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk ka dalë para asnjë drejtësie lokale apo ndërkombëtare.

/rtsh.al/