RTSH 24 Live

Kosova

23 vite nga çlirimi i Kosovë, përkujtohet dita e zbarkimit të forcave të NATO-s

12/06/2022

23 vite nga çlirimi i Kosovë, përkujtohet dita e zbarkimit të forcave të NATO-s

Në kosovë përkujtohet këtë të dielë 12 qershori i vitit 1999, kur trupat e NATo-s hynë në vend duke i dhën fund luftës gati dyvjeçare mes popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Kjo ngjarje e cila konsiderohet gjerësisht si dita e clirimit si dhe një nga ditët më të mëdha të historisë së Kosovës,  po përkujtohet me aktivitete të shumta në kryeqytetin Prishtiën dhe komuna të tjera të vendit. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti filimisht zhvilluan homazhe pranë varrit të ish pesidentit Ibrahim Rugova.

Më pas ata nderuan figurën e veprimtarit Adem Demaci, si dhe shkuan në Prekaz ku kryen homazhe pranë varrit të komandatit legjendar Adem Jashari.

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor, pas 78 ditësh bomardimesh që alenaca perëndimore e udhëhequr nga SHBA ndërmorrën kundër pozicioneve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi dhe në Mal të zi, ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas ndërhyrjes nga Washingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore. Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj ‘një gabim.’  Hyrja e ushtarëve të NATO-s në Kosovë i hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës.

/rtsh/