RTSH 24 Live

Greqi

2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5%, Qeveria dërgon për miratim në Parlament buxhetin e vitit të ardhshëm

21/11/2022

2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5%, Qeveria dërgon për miratim në Parlament buxhetin e vitit të ardhshëm

Qeveria e Greqisë ka depozituar të hënën në parlament Buxhetin e Shtetit për vitin 2023 me vlerësime për rritjen ekonomike 1.8% dhe inflacion 5%. 
Ndërsa, për vitin në vijim ekonomia pritet të zgjerohet me 5.6% dhe inflacioni 9.7%.

Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i vitit 2023 është hartuar në kushte të pasigurisë së lartë, për sa i përket zhvillimeve gjeopolitike në nivel global. 

Ky dokument synon të fokusohet tek sfidat që lidhen me krizën energjetike, presionet inflacioniste ndaj familjeve dhe bizneseve, krizën shëndetësore që ka sjellë rritjen e kostove në sistem, por edhe kostot shtesë, krahasuar me vitin 2019 dhe vitet e mëparshme, për sektorin e mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, synohet ruhet ekuilibri fiskal dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, në një vit ngadalësimi apo edhe recesioni ndërkombëtar, por edhe të mbështesë një gamë të gjerë reformash për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Qeveria greke synon për vitin 2023 një suficit primar prej 0,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa për vitin 2022 parashikohet një deficit prej 1,6%.

Sipas ministrit të Financave, Christos Staikouras, pasiguria rreth zhvillimeve gjeopolitike është faktori më i rëndësishëm që i bën të vështira parashikimet e sigurta në mbarë botën. Ai theksoi se arma kryesore e mbrojtjes ekonomike të vendit është menaxhimi i kujdesshëm fiskal, duke drejtuar burimet që janë në dispozicion për të zbutur pasojat e krizës energjetike dhe të rritjes së inflacionit në shoqërinë greke dhe strukturën prodhuese të vendit.

 

/ rtsh.al /