RTSH 24 Live

Kronika e zeze

2021 nis me vrasje, 34-vjeçari i dehur vret kunatin

01/01/2021

2021 nis me vrasje, 34-vjeçari i dehur vret kunatin

Krimi në familje ka përgjakur ditën e parë të vitit 2021. Ngjarja e parë kriminale u regjistrua në kryeqytet ku një 34 vjeçar ka qëlluar për vdekje kunatin tij, tre orë pas ndërrimit të viteve.

Policia njoftoi se autori i dyshuar është Klajdi Shundi i cili mësohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë burrin e motrës, Vladimir Zvezhda. Sipas burimeve ata nuk kanë pasur konflikt të mëparshëm por gjithçka ka nisur pasi kanë konsumuar pije alkoolike gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

Fillimisht kanë debatuar dhe më pas konflikti i çastit është përshkallëzuar në përleshje fizike duke përfunduar në ngjarje tragjike. Zvezhda ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë. Ndërkohë autori është vënë në prangat e policisë.