RTSH 24 Live

Teknologji

200 mln euro / Italia gjobit Apple dhe Amazon

27/11/2021

200 mln euro / Italia gjobit Apple dhe Amazon

Autoritetet italiane kanë gjobitur Apple dhe Amazon me rreth 200 milionë euro me akuzën se kanë shkelur rregullat e konkurrencës në lidhje me shitjen e kufjeve “Beats”.

Marka e njohur e kufjeve u ble për 1.8 miliard dollarë në vitin 2014 nga ana e Apple, që sipas konkurrencës italiane ka abuzuar në bashkëpunim me Amazon, duke përzgjedhur dyqanet që ofronin këto kufje për klientët. Kjo, sipas hetimit të autoriteteve italiane ka dëmtuar konkurrencën dhe fiksuar çmime të larta për qytetarët.

Gjoba është si ndëshkim për një marrëveshje të vitit 2018 mes Apple dhe Amazon, ku kjo e fundit do të ofronte në dyqanet e veta online vetëm listën e shitësve të tretë të dhënë nga Apple.

Dy kompanitë thanë se do ta apelojnë vendimin dhe se nuk kanë shkelur asnjë ligj, qoftë ligjet italiane, qoftë, qoftë ato të BE-së.